E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Brass festival” në Tiranë

Festivali i parë në Shqipëri për instrumentet frymore, ishte parashikuar që të niste më 17 maj, por ekspozita e vendosur mëngjesin e kësaj të hëne në Teatrin e Operës dhe Baletit nga Ermal Sela, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të artistëve që do të bëhen pjesë e këtij festivali. Në këtë kuadër koleksionisti i këtyre instrumenteve që datojnë në shekullin e 19 e ndoshta edhe më herët sjellin magjinë e muzikës që vinte nga natyra. Ky është një instrument i realizuar me këmbët e një lejleku, ndërsa në krah të tij ekspozohen dy lahuta të realizuara me kungull. Po cilat janë instrumentet më të vjetër që prezantohen në këtë ekspozitë të vogël që çel festivalin? “International Albanian Brass Festival” nis rrugëtimin artistik mbrëmjen e së martës me një koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit për të vijuar në data 18 dhe 19 në Akademinë e Arteve. Muzika jazz në Amfiteatrin e Liqenit Artificial do të mbyllë edhe edicionin e parë të këtij festivali frymor më datë 21 maj.

 

 

Më shumë video

Reklamë