Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi i mëtejshëm...

Zelensky anulon vizitën në Varshavë

BE propozon mision trevjeçar në Liban për trajnimin e...

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do...

Debate të forta tek “territorialja”, PS e PD përplasen...

Berisha: “OK” kufizimit të mandatit, jemi gati ta votojmë...

Ministri Hoxha takon ish-Presidentin francez: Franca rol thelbësor në...

Mes krizave rajonale, mblidhet në Qipro Bordi i Paqes,...

Një asteroid pritet të kalojë pranë Tokës të shtunën

“I quajti shqiptarët e Kosovës pushtues”/ Berisha për deklaratat...

Braktisja e madhe, ja sa shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE

25 Tetor 17:31

Në dhjetë vitet e fundit 560 mijë shqiptarë janë pajisur për herë të parë me leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor. Numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi në 10 vitet e fundit në vendet e BE-së, përllogaritet të jetë sa 19.5% e popullsisë aktuale të Shqipërisë, bazuar kjo në të dhënat e Eurostat për lejet e qëndrimit, INSTAT  për popullsinë.

 

Sipas të dhënave të Eurostat, pjesa më të madhe të lejeve të qëndrimit është lëshuar për arsye familjare. Shqipëria ka shënuar rekord për numrin e lejeve të qëndrimit në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit, ku prej 2008-s qytetarët shqiptarë kanë kryesuar për numrin e tyre.

 

Rekordin e lejeve të qëndrimit të lëshuara për herë të parë këto 10 vjet u shënua në 2008-mn ku sipas Eurostat u pajisën me leje qëndrimi gati 100 mijë shqiptarë. Më pas numri lejeve hyri në trend rënës, ku në 2013 kapi nivelin më të ulët prej 31 mijë aplikimesh, por duke mbajtur rekordin në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Pas 2013-s numri i lejeve të qëndrimit u rrit sërish, nga 2014 deri 2017-n u pajisin me leje qëndrimi për herë të parë rreth 200 mijë shqiptarë. Kjo përkon me valën e re të emigracionit, ku aplikimet për azil në 2015-n arritën mbi 60 mijë

 

Në vitin 2017, numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët nga vendet e BE-së ishte 51 mijë e 600, ku rreth 29 mijë u dhanë për arsye familjare, rreth 2000 për arsye shkollimi dhe 5 mijë për punë.

 

Pas Shqipërisë, për 2017-n me numrin më të lartë lejesh qëndrimi të lëshuara renditet Serbia, ku rreth 40 mijë qytetarë të saj u pajisën për herë të parë me leje qëndrimi nga vendet e BE-së. Në ndryshim nga qytetarët shqiptarë pjesa më e madhe e serbëve kanë marrë lejet e qëndrimit për arsye punësimi, rreth 17 mijë, 13 mijë  për arsye familjare dhe 2400 për arsye shkollimi.

 

Në vend të tretë, për numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit renditet Kosova, ku sipas të dhënave në databazën e Eurostat vetëm gjatë 2017-s janë marrë rreth 26 mijë leje të reja qëndrimi, pjesa më e madhe e të cilave janë lëshuar për arsye familjare.

 

Ndërsa maqedonasve iu lëshuan rreth 16 mijë leje qëndrimi nga vendet e BE-së, ku edhe këtu mbizotëronin lejet e qëndrimit për arsye familjare.  Në rajon numrin më të ulët të lejeve të qëndrimit e ka Mali i Zi, ku sipas Eurostat u pajisën në 2017-n 2500 qytetarë./Monitor

 

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Ballkan BE Braktisje shqiptare

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e enjte, ja çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Nga roli i gjyshërve në familje te marrja e ‘dados’, psikologu zbulon balancat e duhura

më shumë...

Është mirë një nënë që t’i thotë fëmijëve shpesh ‘të dua’? Zahaj: Ja çfarë i lë gjurmë në kujtesën emocionale!

më shumë...

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj: Duhet ti mësojmë ata me mërzitjen!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

4:43

Zelensky anulon vizitën në Varshavë

4:39

BE propozon mision trevjeçar në Liban për...

4:32

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja...

4:00

Pse disa njerëz nuk mund të urinojnë...

3:38

Siguria gjatë sezonit veror, Policia shqiptare në...

3:17

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit...

3:13

Debate të forta tek “territorialja”, PS e...

2:50

Festohet “Shën Prodhromi” në Voskopojë, besimtarët kalojnë...

2:32

Berisha: “OK” kufizimit të mandatit, jemi gati...

2:26

Ministri Hoxha takon ish-Presidentin francez: Franca rol...

2:24

Përfshihet nga flakët fuoristrada në Llogara, shkrumbohet...

2:09

Mes krizave rajonale, mblidhet në Qipro Bordi...

1:39

Kurti: Qytetarët folën qartë, rezultati tregoi se...

1:37

“Në një njohje me ish-fermeren e Ferma...

1:34

Një asteroid pritet të kalojë pranë Tokës...

1:24

Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë...

1:06

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e...

12:54

“I quajti shqiptarët e Kosovës pushtues”/ Berisha...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me ato sot? Psikolo...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • “Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëv...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.