Subscribe

Të gjithë mahnitemi nga bukuritë e vendeve te largëta, nga kultura e trashëgimia e tyre, por rrallë herë dëgjojmë që të huajt të dashurohen me bukuritë e vendit tonë. Këta janë Anhild dhe Ivar Skoglund dhe janë një çift norvegjez të cilët prej 2005 jetojnë mes Norvegjisë dhe Vlorës. Ivar ka ardhur për herë të parë në Shqipëri  në vitin 2003 si përfaqësues i OSBE-së në zgjedhjet dhe vetëm pas dy vitesh u rikthye ne qytetin bregdetar, por për të jetuar .

 

“Kam ardhur per here te pare ne kete qytet ne vitin 2003 si vëzhgues i OSBE, por rashë ne dashuri me Vlorën dhe kjo është arsyeja qe mora gruan me vete pas dy vitesh. Filluam te jetonim këtu dhe blemë edhe nje apartament.”

 

Këtë vit, çifti Skoglund ka zgjedhur që të festoje edhe 50 vjetorin e martesës, duke sjellë nga Norvegjia 3 djemtë, nuset e nipërit e mbesat.

 

Kemi sjelle te gjithe familjen ne Vlore. 22 pjesëtarë të familjes, tre fëmijët, nuset e tyre dhe nipërit e mbesat. Tani po presim qe politikanet shqiptare te nisin ndërtimin e aeroportit ne Vlore qe norvegjezet ta kene me te lehte  te vine ne kete vend. Vlora ka ndryshuar shume gjate këtyre viteve. Gjate dy viteve te fundit gjithçka ka ndryshuar për mire, shume ndryshime.”

 

Ivar tregon se prej dashurisë per kete qytet ka përgatitur edhe një guide për bashkatdhetarët e tij.

 

Per shkak se me pëlqen Shqipëria, unë kam shkruar edhe nje libër ne forme guide me titull, kultura qe Enver Hoxha u mundua t’u fshihte të tjerëve, kjo është Shqipëria.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *