Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka ngritur shqetësimin se siguria publike ndodhet në mëshirë të fatit.

 

Në një postim në Facebook, Braimllari shkruan se qytetarët po përballen çdo ditëm e më shumë me ngjarje të rënda dhe se qeveria nuk ka marrë asnjë plan masash.

 

Sipas Braimllarit, qytetarët janë të pambrojtur nga institucionet e sigurisë. Ai I akuzon institucionet se nuk po bëjnë detyrën por po numërojnë viktimat e vrasjeve brutale.

 

“Siguria publike ne meshire te fatit. Qytetaret po perballen çdo dite e me shume me ngjarje te renda dhe nuk ka asnje reagim apo plane masash nga kjo qeveri. Qytetaret jane lene ne meshire te fatit sepse Kryeministri dhe qeveria e tij jane ne sherbim te oligarkise dhe krimit te organizuar. Ministria e Brendshme me Sander Lleshin minister eshte kthyer ne institut statistikash, numeron vetem viktimat, aksidentet dhe kilogramet e kokaines qe kalojne sa ne nje port ne portin tjeter. Qytetaret jane te pambrojtur nga instuticionet e sigurise, qe per fatin tone te keq vetem numerojne viktimat dhe nuk bejne asnje gje tjeter. Ne kete situate te rende per vendin zgjedhjet jane e vetmja zgjidhje per te kthyer rendin dhe sigurine publike, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Per te forcuar instuticionet dhe per te kthyer besimin e qytetareve tek nje shtet qe mbron interesat e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *