E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Braimllari: Shqipëria në krizë të thellë politike e ekonomike për shkak të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm I LSI, Endrit Braimllari ka deklaruar se Shqipëria është në krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale.

 

Reklamë

Shkak I kësaj krize, sipas Braimllarit, është kryeministri Edi Rama, të cilin e akuzon se po mban peng Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të thellojë paligjshmërinë.

 

I ftuar në emisionin “7pa5” ne Vizion Plus, Braimllari tha se zgjidhja e krizes vjen vetem nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

 

“Shqiperia eshte ne krize te thelle politike, ekonomike dhe socile per shkak te papergjegjshmerise, arrogances dhe paligjshmerise se Edi Rames. Edi Rama mban peng dhe shkaterroi Gjykaten Kushtetuese me qellimin e vetem qe te thelloje paligjshmerine dhe hajduterine e tij. Sot interesi kryesor eshte ai i Shqiperise dhe prespektives europiane. Sot duhet te diskutohej mbi çeljen e negociatave por qeveria dhe Edi Rama nuk ka fokus çeljen e negociatave por paligjshmerine dhe korrupsionin. Zgjidhja vjen vetem nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe per kete duhet te fokusohen te gjitha energjite.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë