Braimllari: Shqipëria është kthyer në vend tranzit të kokainës e heroinës

Sekretari i Përgjithshëm I LSI, Endrit Braimllari ka akzuar kryeministin Rama dhe qeverinë se janë nënshtruar para krimit të organizuar.
Në një postim në Facebook, Braimllari shprehet se qeveria nuk ka aftësi të luftojë krimin dhe se është kthyer në një njollë të zezë pasi, sipas tij, është kthyer në vend transit të kokainës e heroinës.
“Shqiperia eshte kthyer ne vend tranzit te kokaines dhe heroines! Edi Rama dhe policia e tij politike eshte totalisht e nenshtruar para krimit te organizuar. Edi Rama e kthehu policine e shtetit ne “INSTAT” qe merret vetem me statistika. Kjo qeveri dhe ky kryeminister nuk ka vullnet te luftoje krimin e organizuar, nuk ka vullnet te plotesoje kushtet per çeljen e negociatave sepse eshte i kapur dhe i mbajtur peng nga krimi. Per fatin tone te keq gjate kesaj qeverie, Shqiperia eshte kthyher nje njolle e zeze dhe ne lajmin kryesor te mediave europiane.”




