Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje.

 

Duke marrë shkas nga të dhënat zyrtare për numrin e azilkërkuesve shqiptarë, ai tha se vetëm në 2019 ky numër ishte 22.9 mijë.

 

Sipas Braimllarit, ky numër i lartë vjen për shkak të qeverisjes që bën mazhoranca.

 

“Të dhënat nga Zyra Europiane e Azilanteve (EAS0), tregojnë që shifrat e azilkërkuesve nga vendi ynë janë në rritje: “Në vitin 2019 aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë”. Qeveria e propagandës, e paligjshmërisë, e dhunimit të Kushtetutës, e shkeljes së të drejtave të njeriut, e varfërisë nuk u ka lënë rrugë tjetër qytetarëve të vendit, vetëm rrugën e azilit. Qytetarët do të çojnë në azil këtë qeveri propagandë e cila po i varfëron çdo ditë dhe po i dhunon drejtpërdrejt të drejtat e tyre themelore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *