Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari është shprehur se tashmë populli e ka marrë vendimin e tij.

 

Përmes një deklarate për mediat Braimllari, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës së kësaj të hënë në orën 18.30 para Kryeministrisë.

 

Sekretari i përgjithshëm i LSI ka thëksuar se ka ardhur koha për ti thënë  shporru këtij kryeministri të papërgjegjshëm, të korruptuar, ilegjitim të dalë nga votat e grabitura me kriminelët në zgjedhjet e 2017.

 

“Sot e gjithë Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një qeveri dhe një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët, që mbron me zjarr e me hekur korrupsionin dhe hajdutërinë shtetërore, burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit. Të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se varfëria, braktisja e vendit, mijëra të rinj janë rrugëve pa punë, mijëra familje nuk ngopin dot barkun me bukë dhe kjo ka një shkak dhe një emër, ky është Edi Rama. Shqiptarët asnjë kompromis nuk mund të bëjnë me të ardhmen e tyre, ata kanë një mision të largojnë Edvin Ramën. Këtë njeri të inkriminuar, këtë mik të kriminelëve, të oligarkëve dhe hajdutërisë shtetërore, duhet ti themi ndal! Ky sharlatan kryeministër, që tallet me varfërinë dhe mjerimin e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka asnjë kompromis. Populli e ka marrë vendimin e tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *