Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me dosjen 339.

 

Në një postim në “Facebook”, Braimllari u shpreh se kjo dosje e ka detyruar kryeministrin Rama që të sillet si klloun dhe si palaço para shqiptarëve.

 

Sipas Braimllarit, deklaratat e opozitës për lidhje të qeverisë me krimin tashmë u vërtetuan publikisht.

 

“Kjo dosje e ka detyruar këtë Kryeministër të bëjë si klloun si palaço, si viktimë para shqiptarëve vetëm për të hequr vëmendjen nga lidhja e tij me krimin e organizuar dhe përdorja në fushatë. U vërtetua publikisht ajo çka ne kemi thënë prej kohësh që ky Kryeministër është i lidhur me krimin e organizuar dhe e ka përdorur gjerësisht në fushatë duke i dhënë mbështetje shtetërore në këmbim të votave. Kjo skemë kriminale është përdorur në çdo qark të vendit sepse ishte mënyra e vetme që Edi Rama të kompensonte konsumin e tij politik dhe varfërinë që qeveria e tij i ka shkaktuar shqiptarëve. Vënia e gjithë institucioneve shtetërore në shërbim të krimit të organizuar tregon qartë degradimin e një kryeministri i cili tani është peng i pazareve të Krimit. Shqipëria nuk meriton një kryeministër i cili bën pazare me krimin e organizuar ndaj të bëhemi të gjithë bashkë me 16 shkurt të çlirojmë vendin nga Edi Rama.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *