E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Braho: Vota e diasporës ishte dështim, vetëm votimi elektronik e shpëton nga patronazhimi

Avokati Ledio Braho e cilësoi një dështim votën e diasporës. I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Braho tha se vota e diasporës dështoi pasi nuk ishte ky momenti që të aplikohej, pasi nuk mund të mbrohej.

Sipas tij nëse do të kishim votim elektronik, atëherë vota e diasporës nuk mund të tjetërsohej dhe nuk mund të patronazhohej.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Braho: Vota e diasporës dështoi, sidomos në këtë periduhë sot, vota me postë mos ishte e patronazhuar. Në momentin që do të aplikoje votën elektronike, do të shmangje patronazhimin. Vota elektronike shmang gjurmueshmërinë. Sepse ai nënshkrimi që le ke palmeri i DHL-së, nuk mund ta kontrollosh. Sistemi me votë i diasporës është dështim. Pra koncepti sot është i dështuar, pasi nuk garanton dot as votën e fshehtë, e asgjë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë