Subscribe

Një javë pas grabitjes spektakolare të 1 milionë eurove në aeroportin “Nënë Tereza”, parlamenti vihet në lëvizje dhe kërkon sqarime për ngjarjen. Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho i kërkon informacione Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kjo pasi grabitja e Rinasit duhet trajtuar në thellësi për shkak se ka cenuar sigurinë e aeroportit të vetëm kombëtar.

“Duke qenë se kjo ngjarje ka nevojë për një trajtim dhe analizë më të thelluar dhe informacion më të plotë, u kërkua nga komisioni që të informohet nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme lidhur me gjithë problematikën e mësipërme, duke shmangur çështjet dhe detajet konkrete që janë objekt i hetimit nga organet e prokurorisë. Informacioni do të jetë i disponueshëm vetëm për anëtarët e komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Kryetarin e Kuvendit.”

Ndërkohë, dosja e grabitjes së 1 milionë eurove në Rinas mbërriti në prokurorinë e krimeve të rënda pasi ajo e Krujës shpalli moskompetencën, duke ia kaluar ngjarjen hetuesve në Tiranë. Ekspertët pritet të sjellin në kryeqytet edhe dy nga tre automjetet e gjetura në liqenin e Shkopetit pas dyshimeve se mund të jenë përdorur nga grabitësit për transport. Një prej makinave u nxor pasditen e djeshme dhe rezultonte i vjedhur në Lushnje ndërsa “benzi” i kësaj të enjteve është denoncuar si i vjedhur në Kamëz. Për sa i përket verifikimeve të laboratorit shkencor sendet e gjetura në vendngjarje ditën e grabitjes nuk kanë nxjerrë asgjë që mund të shërbejë në identifikimin e autorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *