Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari është shprehur se aksioni i së martës në Astir është një krim shtetëror.

 

Nga emisioni i mëngjesit 7 pa 5 në Vizion Plus, Brahimllari është shprehur se protesta e banorëve në Astit, bëri të gjithë të kuptojnë se aty po bëhet një aferë e madhe korruptive me projektin e Unazës së Madhe.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij ai është shprehur se e gjithë kjo farsë është në shërbim të Edi Ramës, pasi nga i gjithë projekti fitimet shkojnë në llogarinë personale të kryeministrit.

 

“Nese nuk do te ishte kjo proteste ae banorëve në Astir, asnjë nga ne nuk do te kuptonte se po projektohej një projekt përfitimi te abuzimit galopante në këtë zonë. Kjo që ndodhi me një pjesë të banorëve në Astir, është një pabesi që Edi Rama premtoi në 2013, ku premtoi se dhe nëse Enver hoxha ngrihet  nga nuk do ju prishen shtëpitë, por e harroi premtimin pasi siguroi votat e këtyre banorëve të cilët votuan për PS-në. Ato banoër jane herojn, e vetmja rrugë per të ndaluar Edi Ramën eshte te armatosësh qytetaret gjë që nuk mund të behet, kur nga ana tjetër ai përdor policinë dhe të gjithë strukturat shtetërore për përfitime personale, pasi afera e Unazës së Madhe është përfitim personal. Ajo që po ndodh në Astir është krim shtetëror.”

 

Brahimllari është shprehur se opozita e bashkuar ka ndërshkruar një pakt me banorët, të cilëve ju ka premtuar dëmshpërblim për banesat e prishura.

“Qeveria duhet të gjejë rrugën për dialog me këta qytetarë. Opozita u ka bërë thirrje që qeveritarët të ulen në dialog me banorët për të gjetur një zgjidhje, por që ato refuzuan ta bëjnë një gjë të tillë. E gjithë kjo situatë u jep të drejte banorëve, qeveria është treguar abusive dhe ndërhyrja e policisë ështe treguar e pashpirt, pasi kanë luftuar me qytetaret te cilët mbronin pronat e tjerë. Opozita e ka bërë te qartë se ka firmosur një marreveshje me këto qytetare me dëmshpërblim 100 % për banorët e prekur dhe dërgimin para përgjegjësisë atyre që urdhëruan shembjen, këtu përfshihen të gjithë personat që zotërojnë një dokument se janë pronarë të një trualli apo banese. Bëhet fjal per 1300 familje që hidhen në rrugë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *