E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Brad Pitt qan hallet me Jennifer Aniston

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston u divorcuan në 2005-ën, pasi ai u dashurua me Angelina Jolie me të cilën po ndahet tani. Burime të afërta me aktorin bëjnë me dije për revistën prestigjoze Us Wekly, se Pitt ka filluar të kontaktojë sërish me dashurinë e vjetër Jennifer Aniston. Ai ka numrin e saj të telefonit, e ka uruar për ditëlindje më 11 shkurt, si dhe qan të gjitha hallet që ka në shpatullën e saj.

 

 

Burimi thotë: “Brad i ka thënë asaj se po kalon një periudhë shumë të vështirë për shkak të ndarjes nga Angelina Jolie. Ata kanë shkëmbyer disa mesazhe edhe për të kaluarën e tyre. Ata thjesht ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe kontaktojnë.”

Reklamë

 

 

Por të mos harrojmë se aktorja 48-vjecare, prej dy vitesh është martuar me Justin Theroux, me të cilin thotë se është shumë e lumtur. Por, a është i lumtur Justin për këtë komunikim që ajo ka me ishin e saj?

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë