Brad Pitt është shfaqur më i përkushtuar se kurrë për të varfërit dhe të pastrehet.

 

Me veshje anti-covid, ylli i Hollivudit i kompletuar me një maskë dhe doreza, kaloi pa u vërejtur për një kohë të gjatë, pasi shkarkoi fruta, perime dhe sende ushqimore të tjera dhe ua shpërndau nevojtarëve në një lagje të Los Anxhelosit.

 

Pastaj paparacët e morën vesh dhe nxituan të kapin foto dhe video.

 

Një hero i vërtetë me një zemër të mirë dhe një gjest vërtet të lavdërueshëm për Pitt, shkruanin mediat amerikane.

 

Megjithatë duhet thënë se ky nuk është një gjest i ri për aktorin e famshëm I cili shpesh ka zbritur nga froni i tij si një yll i Hollivudit për tu përzier me njerëz të zakonshëm dhe për të ndihmuar atje ku duhej më shumë  me bamirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *