E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Brad dhe Jennifer Aniston kontaktonin në mënyrë sekrete edhe pas ndarjes

Një gazetar investigativ do të lëshojë së shpejti bombën, që e gjithë bota mezi po e pret. Ai do të publikojë dokumentarin, “Broken: The Incredible Story of Brangelina”, e do të tregojë më shumë për marrëdhenien e çiftit.

 

 

I intervistuar së fundmi, Ian thotë: “Une besoj vërtetë shumë që në vetvete Angelina kishte frikë se mbase Brad dhe Jennifer Aniston rikontaktonin në mënyrë sekrete.”

Reklamë

 

 

Ndërsa një burim tjetër mbështeti fjalën e gazetarit duke shtuar: “Angelina është shumë xheloze. Ajo donte shumë që Brad të distancohej përfundimisht nga Jenn, pasi e ndau. Pavarësisht gjithë rasteve që Brad e ka siguruar se ai nuk flet me Aniston, thëllë brenda vetes ajo gjithmonë ka patur frikë se mbase Brad do të kthehej sërish tek ajo.”

 

 

Por përpara pak muajsh u kofnrimua se Pitt dhe Aniston, shkëmbenin shumë mesazhe me njëri-tjetrin. Pas ndarjes nga ylli hollywoodian, Jolie, ai kishte gjetur ngushëllim tek Jenn, që tani është e martuar. Brad i ka treguar asaj gjithë shqetësimet e tij dhe se sa keq po e përjeton ndarjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë