A po lind një betejë e madhe për kujdestarinë e fëmijëve të ish çiftit Brad Pitt dhe Angelina Jolie? NBC konfirmon se Brad Pitt është duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët me ish bashkëshorten e tij Angelina Jolie, të 6-shtë fëmijëve të tyre. Maddox Jolie-Pitt, 15vjeç, Pax Jolie-Pitt, 12 vjeç, Zahara Jolie-Pitt, 11 vjeç, Shiloh Jolie-Pitt, 10 vjeç, dhe binjakët Knox Jolie-Pitt adhe Vivienne Jolie-Pitt, 8 vjeç.

Në kohën kur u shpall dhe divorci, Joli ka pretenduar kujdestarinë e plotë të 6 fëmijëve, sigurisht me të drejtat e plota të Brad për takimet dhe qëndrimet me ta. Gjithsesi edhe kjo gjë gjithmonë është pretenduar  të bëhet përmes një marrëveshje nga të dyja palët.

Se sa dakort do të jetë nëna e tyre për këtë kërkesë të babait, këtë na duhet të presim për ta zbuluar. Ndërkohë, që Pitt ka deklaruar se është gati të bëjë më të mirën e tij dhe të mos e përzjejë jetën private me çështjen e mirëqënies së fëmijeve.

412960-angelina-jolie-and-kids angelina-jolie-brad-pitt brad-pitt-angelina-jolie- kids

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *