Tregu i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, për deputetin Erion Braçe, është shndërruar në një treg monopol prej vitesh.
Shqetësimin ai e ngriti gjatë raportimit të kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Komisionin e Ekonomisë, duke deklaruar se kompanitë e sigurimit bëjnë marrëveshje me njëra-tjetrën për të fiksuar çmimet për qytetarët, duke dëmtuar konkurrencën.
ERION BRAÇE
DEPUTET I PS
“Në tregun e sigurimeve ne nuk kemi stabilitet, por kënetë, operojnë të njëjtët operatorë prej vitesh. Ka një çmim kudo të shkosh për policat e siogurimit. Po si ndodh? Sepse edhe për sheqerin fjala bie ka çmime të ndryshme. Ka një arsye që nuk konkurron, prandaj flas këtu për konkurrencë sepse është kënetë. Ky është dinamizëm i tregut? Ka një arsye pse nuk ka konkurrencë, arsyeja është marrëveshja, është e qartë fare. Këto përqindjet që janë këtu, nuk ndryshojnë prej 7 vitesh sepse kanë rënë dakord. Shitet policat dhe ndahen të ardhurat.”
Problem ngelet edhe pagesa e dëmeve nga ngjarjet e sigurimit që qytetarët dhe bizneset kërkojnë në rrugë gjyqësore. Sipas Braçes, vlera e shlyer është shumë e ulët, duke qenë se ky është një problem prej vitesh tashmë, por për AMF rastet nuk mund të trajtohen pa u shprehur më parë gjykata.
ERION BRAÇE
DEPUTET I PS
“Dëmet pezull: nga faqja juaj del që dëme pezull në 2021 ishin…, në 2022 janë … Përpiqemi, e bëjmë ciklin e plotë dhe kemi më pak vetëm 7-8 milionë lekë. Ky është tregu. Këtë treg kemi ne.”
Duke u ndalur te dëmet nga aksidentet rrugore, kreu i AMF Ervin Mete deklaroi se vitin e shkuar janë raportuar gati 17 mijë raste, por 23% e tyre janë zgjidhur me dakordësi mes shoferëve për të paguar shuma deri në 30 mijë lekë për dëmin.