Subscribe

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe deklaroi se aksioni kundër informalitetit është fokusuar në tregun e karburanteve, e përkatësisht tek imoprtuesit e prodhuesit e mëdhenj.

 

Në një dalje për mediat, Braçe iu bëri thirrje të gjithë prodhuesve të mëdhenj të kaburanteve që t’i drejtohen organeve shtetërore për të çertefikuar kapacitetet e deopzitave të tyre.

 

Sipas Braçes, të gjithë prodhuesit kanë afat deri në fund të shtatorit.

 

“Tani do ndalemi te konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend. Janë ata që zënë gati 40-45% të konsumit të karburanteve në Shqipëri. Iu bëj thirrje konsumatorëve të mëdhenj dhe që kanë depozita në ambientet e kompanive të tyre dhe që i përdorin për furnizimin e mjeteve të tyre: Që nga sot deri në fund të shtatorit secili prej tyre ka kohë t’i drejtohet organeve shtetërore, për të çertifikuar kapacitetet e depozitave të tyre sa më parë të jetë e mundur, më qëllim që të kemi informacion për kapacitetet e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *