E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Braçe: Presione kriminale për bastet e kazinotë, por nuk ndalemi

Kryetari i Komisionit Parlamentar i Ekonomisë, Erjon Braçe deklaroi se përgjatë dy javëve të fundit deputetët e mazhorancës kanë marrë presione kriminale në lidhje me ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

 

Reklamë

Gjatë diskutimit të projektligjit për mbylljen e lojërave të fatit në Komisionin e Ekonomisë, deputeti Erjon Braçe tha gjithashtu se nga 1 janari do të mbyllen të gjitha kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove e gjithçka tjetër.

 

Reklamë

“Ligji nuk zbatohet për qejf. Kam dëgjuar lloj lloj arsyetimesh këto dy javë, por edhe që nuk e bëjnë dhe nuk e votojnë. Por amendamentet që miratojnë sot i japin fund përfundimisht aktivitetit të basteve, lojërave elektronike në distancë. Ja kemi dalë që pas ditës së enjte ti japim fund këtij aktiviteti, dhe më pas të luftojmë për zbatimin e ligjit dhe fenomenet që mund ta pasojnë këtë, që shkon deri në ndëshkim me burg. Lojërat e fatit kanë sjellë shumë probleme sociale. Në dy javët e fundit deputetet kanë marrë presione kriminale. Po mbyllet gjithçka, nga kazinotë elektronike, bastet, sallat e bingove, online dhe gjithçka tjetër”

 

Sakaq, Braçe theksoi se do i kërkojë Parlamentit që të përcaktojë edhe barrën e re fiskale për subjektet që do të mbeten në treg.

 

“Do të doja të ndalesha te barra fiskale për lojërat e fatit që do të mbeten për tu ushtruar aktivitetin në të ardhmen. Kam bërë një analizë prej disa prej modeleve fiskale të vendeve të BE-së, që nuk na lidh religjioni apo tendencat, por përkatësia si europian. Në Austri: 35-80 % të të gjithë të ardhurave, Danimarkë 40-70%; Greqia 20-35% të të ardhurave bruto nga loja, Hollanda 40-85 % të të ardhurave neto nga loja, 2.5-40 % Britania e madhe për të ardhurat bruto nga loja. Franca nuk ka tatim sepse e ka monopol shteti, por 12 % kur fitimet janë më sh së 1 mln për qytetarët.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë