Zv.kryeministri Brace ka qënë tejet I ashpër me opozitën pas përfundimit të seancës plenare.

Duke iu referuar protestes me incidente te opozitës, Brace tha se integriteti I deputeteve është shumë I rëndësishëm dhe nëse preket integriteti I tyre është prekur integriteti I institucionit.

 

“Kush mendon se po cenon një deputet duhet të mendojë se po cenon kuvendin e Shqipërisë. Vetëm ligji mund të përgjigjet për ta. Sot e patë që kishte tentative të qarta për të hyrë në kuvendin e zgjedhur me votat e qytetareve shqiptare.”.

 

Erion Brace kërkoi që të ndalet dhuna e opozitës ndaj policeve dhe institucioneve demokratike të vendit. Ai tha se miratimi I ligjeve në kuvend nga mazhoranca në kohën që opozita protestonte nuk është aspak karshillek. Më tej përfaqësuesi I mazhorancës ripërseriti thirrjen për qetësi pasi sipas tij, Shqipëria e ka provuar shumë herën shijene keqe të dhunës që ka sjell vetëm dëmë për vendin.

 

“Punë e tyre, zgjedhja e tyre, siç është zgjedhja e tyre te djegë mandatet. Më takon të bëj thirrje që po përsëritet në të gjitha gjuhët të ndalin dhunën, dhuna si duhet kujt. Ky vend ka nevojë për qetësi, punë, mirëqenie”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *