E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Braçe nxjerr deklaratën e Berishës: Zjarrvënësit i pret plumbi/ VIDEO

Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës se policia ka dhunuar protestuesit dhe se ka qenë ajo që ka nxitur dhunë.

 

Në një postim në mediat sociale, Braçe ka nxjerrë një video të ish-kryeministrit Berisha në Real Story ku ky I fundit teksa ka folur për 21 janarin ka deklaruar se zjarrëvënësit i pret plumbi.

 

Duke u bazuar tek kjo deklaratë, Braçe thekson se ka një diferencë të madhe mes mazhorancës së tanishme dhe asaj të kaluar ndërsa u kujton qytetarëve se Berisha nuk ka qenë vetëm në pushtet.

 

Ai akuzon opozitën se i dha demokracisë tajtën e snajperit dhe të pushkatuesit.

 

“Diference e thelle shume!! Dhe mos harroni, ky nuk ishte vetem, kishte dhe aleatin e sotem kur i dha #Demokracise trajten e snajperit, pushkatuesit, vrasesit gjakatar! Dite te mire dhe gojen hapur deri ne fund!”

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh