Disa fermere lushnjare qe merren me kultivimin e shalqinit protestuan kete te hene ne lidhje me cmimin e ulet.
Ata shprehen se nuk po i shesin dot dhe arsyeja është se sipas tyre grumbulluesit kanë ndërprerë mbledhjen e mallit me synim uljen e çmimit.
Deputeti Erjon Braçe ka qenë në mbështetje të fermerëve ndërsa ka theksuar se kjo ishte lojë e grumbulluesve që të ulin çmimin.
Ai kërkon nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave qe të ndërhyjë.
“Problemet janë shumë të mëdha. Problemi i parë dhe themelor është ai që e thashë pardje dhe që vazhdoj ta theksoj, jemi në mes të 10 ditëshit, kur fillon loja thonë grumbulluesit. Mos grumbullo sot, mos grumbullo nesër, lëri tre ditë, lëri katër ditë pa grumbulluar shalqi me qëllim që çmimi të ulet poshtë. Po kur këta nuk marrin asnjëri faturë dhe qeveria gënjehet atje, organet fiskale gënjehen atje matanë me fatura që nuk bëhen në prezencë të këtyre, por bëhen nëpër zyrat e tyre për të justifikuar lojën atëherë Ministria e Financave duhet të jetë këtu”, deklaroi Brace.