E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Braçe merr detyrën si zv/kryeministër: Sfida të reja na presin

Zëvendës kryeministri i ri Erion Braçe ka marrë këtë të enjte zyrtarisht detyrën nga paraardhësja e tij Senida Mesi.

 

Reklamë

Në një ceremoni të zhvilluar në Kryeministri, Mesi e cila e ka prezantuar pasardhësin e saj në postin e zv/kryeministrit, ka falënderuar stafin e saj të ngushtë dhe tha se tani janë sfida të reja përpara që do të vijojnë më të njëjtin bashkëpunim.

 

Ndërkohë nga ana tjetër në fjalën e tij në këtë ceremoni Braçe ka treguar të gjithë sfidat e reja që e presin tashmë në postin e ri.

 

 “E kam pak të vështirë të flas nga kjo anë e bulevardit, pasi kam 23 vjet që flas nga ana tjetër dhe për 23 vjet kam parasysh vetëm Parlamentin, por meqë jemi në janar kam parasysh edhe aktivitetin jo vetëm timin, por të gjithë njerëzve të zakonshëm e gjitha është gjatë kohës që kemi qenë në opozitë.”

 

Gjithashtu  ndër të tjera ai ka shtuar se do të mundohet që të kthejë vëmendjen tek njerëzit e zakonshëm.

 

Më shumë video

Reklamë