Gjatë debatit në Real Story mes të ftuarish është diskutuar në lidhje me faktin se pse nuk arrestohen drejtuesit që mendohet se i kanë këto lojra fati, por është marrë vendimi për mbylljen e tyre.

 

Deputeti Erjon Braçe është shprehur se mbylllja e tyre është një nevojë publike dhe s’ka të bëjë me populizmin apo nevojën elektorale. Sipas tij vendimi për mbylljen e tyre është bërë pasi ato nuk kanë zbatuar ligjin e vendosur para tre vitesh më 2015 ku supozohej që ato të deklaronin xhiron e tyre. Sipas tij në bazë të statistikave që ai zotëron është deklaruar vetëm 5.4 miliard e kësaj gjiro dhe supozohet që fitimi është disafish më shumë.

 

Ndër të tjera Braçe ka theksuar se ka një problem të madh mes ekzistencës së tyre dhe faktin që nuk zbatojnë ligjin, dhe menyra me e mire ishte mbyllja perfundimtare e tyre.

 

“ Në 2015 ato janë urdhëruar që të mbajnë sërverat këtu, por që asnjë prej tyre nuk e ka bërë një gjë të tillë. E dyta është që të mbanin regjistra për lojtarët që luanin me mbi 100 mijë lekët të reja por sërish nuk është bërë zbatuar një vendim i tillë”.

 

Ndërkohë në lidhje me kompaninë e konçesionit Braçe është shprehur se ajo do të vazhdojë të monitorojë Kazinonë e Tiranës, dhe makineritë e tjera online që do të mbyllen nga vendet ku janë aktualisht, për tu hapur në hotele me 5 yje brand nderkombetar. Ai me ironi ka thënë se i vjen keq që akoma në Shqipëri nuk ka një vend të tillë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *