Vendimi i opozitës për dorzimin e mandateve duket se nuk ka kthim pas pavarsisht thirrjes së ndërkombëtarëve.

 

Ky është një vendim që e fund Shqipërinë jo vetëm në një krizë politike por tashmë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në hapjen e negociatave.

 

Zëvendës kryeministri Erion Braçe, nga Real Story me Sokol Ballën ka deklaruar se sot vendi është futur në një situatë të vështirë politike.

 

“Kjo që është konsumuar që nga e shtuna e javës që shkoi edhe sot është një ngjarje e rëndë për demokracinë e Shqipërinë, për ekonominë, shoqerine dhe për politiken. Për këtë ngjarje duhet që të gjitha palët të reflektojnë, për të shkuar përpara. Ne nuk e konsiderojmë veten zot të shtëpisë, por e menaxhojmë atë,  kjo shtëpi bashkëdrejtohet me shqiptarët në radhe të parë dhe me të gjithë faktorët e tjerë. Ky vend drejtohet nga ne që morëm fitoren në zgjedhje por edhe nga ato që janë të legjitimuar nga ato zgjedhje. Në këtë shtëpi ne jemi bashkarisht dhe hallet e problemet duhet të menaxhohen bashkarisht.”

 

Gjithashtu Braçe është shprehur se detyra e deputetëve të opozitës ishte përfaqësimi i votuesve të tyre në parlament, ai gjithashtu ka thene se pranon se eshte sjelle keq, por asnjëherë nuk ka hequr dorë nga të qenët  deputet i Parlamentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *