E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 minuta më parë
Intervistë · Vendi

Braçe: I gjithë komisioni i ekonomisë është kërcënuar

Kryetari i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe i ftuar në Real Story, ka deklaruar se kanë marrë mesazhe kërcënuese.

 

Sipas tij jo vetëm ai por dhe anëtarët e tjerë kanë marrë mesazhe që jo vetëm kërkonisn shpjegim në lidhje me këtë masë, por dhe mesazhe që vijonin deri në kërcënime personale dhe familjare.

 

Reklamë

Më poshtë do të lexoni disa nga mesazhet që Erion Braçe ka shkëmbyer me një person,  i cili sipas deputetit e ka kërcënuar;

 

A: Z.Filan po hyni në gjynah ju të PS-së qe po mbullni bastet, pasi aty punojnë mijëra njerëz, po i lini pa bukë.

Braçe: Gënjeshtër as 6 mijë vetë nuk punojnë aty, ato janë institucione që zotërohen nga kriminelë.

A: Ato kriminelë që ti thua, të kanë sjellë në ty në pushtet.

Braçe: Ato kriminele të kanë mbajtë ty mirë.

A: Shan deputetin Braçe

Braçe: Ja kthej me të njëjtën monedhë

A: Hajde po ta mbajti ty në këtë vend.(Brace nuk e ben publik emrin e vendit)

Braçe: Aty je ti, nëse je aty po vij unë dhe pastaj e shikojmë.

Më shumë intervista

Reklamë