E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Braçe akuzon Metën për buxhetin

Prek kreun e komisionit te ekonomisë Erjon Brace, presidenti i republikës nuk ka arsye kushtetuese për kthimin e ligjit të buxhetit 2019 për rishqyrtim në kuvend.

 

Sipas tij motivet e mosdekretimit janë tërësisht politike.

 

Reklamë

Në këtë mënyrë mazhoranca jep sinjalin se do ta rrëzojë dekretin e kreut të shtetit, i cili për herë të parë nuk firmosi ligjin më të rëndësishëm financiar.

 

Por ndonëse kthimi për rishqyrtim i buxhetit u pa si një mundësi për qeverinë për të plotësuar kërkesat e studentëve, Brace është i mendimit se ligji aktual i ka të gjitha mundësitë për të realizuar investimet e kërkuara .

 

Dekreti i kreut të shtetit pritet të shqyrtohet ditën e martë në komisionin e ekonomisë. Në seancën e radhës, mazhoranca pritet të miratojë dhe një raport lidhur me kandidaturën e presidentit për kreun e KLSH, Vitore Tushën.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë