Subscribe

Juristja Enida Bozheku deklaroi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se viti 2024 do të jetë plot me surpriza përsa i përket zhvillimeve të drejtësisë në vend. Ajo theksoi se reforma në drejtësisë sapo ka dhënë frytet e para, teksa në tryezën e SPAK janë ende mjaft dosje të ‘nxehta’.

“Mendoj që rrugëtimi i drejtësisë sapo ka filluar, 2023 unë e shoh si një prelutë të diçkaje që do të përshkallëzohet më shumë, por në radhë. Ç’ka do të thotë? Në këtë maksi reformën e drejtësisë ku të gjithë të majtë, të djathtë, të mesit të qendrës, e ngritën kartonin, harruan vetëm një detaj, që në fund ajo shpata e demokleut të drejtësisë do t’i binte atyre në kokë dhe kujt, me radhë do të fillonte nga opozita e më vonë do të ketë edhe një rrotacion e do të ketë edhe pozitën. Megjithatë po ta vini re duket si diçka e kundërt, sepse po ta vini re sidomos 2023-shi është shënuar nga një aktivitet hetimor i rëndësishëm i SPAK që lidhet me anëtar të pozitës, një peshk i madh që mund ta quajmë siç thoshte Arvizu ishte Arben Ahmetaj”, tha ajo.

Juristja komentoi edhe zhvillimet e deritanishme të SPAK, duke e konsideruar Arben Ahmetajn si ‘peshkun e madh’, por Berishën si ‘kokën e Meduzës’.

“Ndërkohë janë në hetim edhe dosje të tjera të nxehta”, tha ajo. “Duke parë se si po ecën SPAK, gjatë 2023 ka vepruar mbi dosje hetimore që kanë ardhur nga opozita, nga shoqëria civile dhe aktorë të tjerë dhe kjo pjesë nuk duhet mohuar sepse ka vepruar mbi bazën e këtyre dosjeve, mbi denoncimet të ndryshme që kanë ardhur dhe si pasojë e kësaj po heton. Pse tre vjet tha zoti Spaho për Berishën sepse SPAK me atë ligjet kur ngritën dorën 140 deputetët, pikërisht te ai kodi i procedurës penale kishin shkruar një pjesë ku thuhej se SPAK ka një aftësi hetimore deri në tre vite me delegim të hetimeve ccdo një vit, pak a shumë”, tha ajo duke nënvizuar se nuk ka shkelje proceduriale.  “Çfarë presim për 2024? 2024 do të jetë plot surpriza”, shtoi ajo./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *