E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Rusia e Irani ndihmuan Korenë për programin atomik”

North Korean leader Kim Jong Un provides guidance on a nuclear weapons program in this undated photo released by North Korea's Korean Central News Agency (KCNA) in Pyongyang September 3, 2017. KCNA via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. REUTERS IS UNABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THE AUTHENTICITY, CONTENT, LOCATION OR DATE OF THIS IMAGE. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. NO THIRD PARTY SALES. NOT FOR USE BY REUTERS THIRD PARTY DISTRIBUTORS. SOUTH KOREA OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN SOUTH KOREA. THIS PICTURE IS DISTRIBUTED EXACTLY AS RECEIVED BY REUTERS, AS A SERVICE TO CLIENTS. TPX IMAGES OF THE DAY

Në kulmin e tensioneve mes SHBA-së, Japonisë dhe vendeve të tjera fqinje me Korenë e Veriut, për shkak të testeve të armëve bërthamore, inteligjencia britanike për marrëdhëniet me jashtë ka publikuar një raport, që mund të shkaktojë një tërmet në nivel ndërkombëtar.

 

“The Sunday Telegraph” ka botuar një dokument sekret, në të cilin ngrihen dyshime se Rusia dhe sidomos Irani, mund të kenë ndihmuar Korenë e Veriut për të zhvilluar programin e saj atomik. Rapori evidenton se ka dyshime të forta që shkencëtarët koreano veriore të jenë ndihmuar nga jashtë për të cuar në atë nivel zhvillimin teknologjik, pasi burimet dhe kapacitetet e tyre janë të pamjaftueshme.

 

Reklamë

Irani, thekson raporti është në krye të listës së vendeve që dyshohet të kenë asistuar me pajisje të zhvilluara, ndërsa Rusia ka qenë në dijeni të gjithë kësaj ndihme, që e kanë shndërruar Korenë e Veriut një vend me potencial kaq të madh atomik.

 

Koreja e veriut ka provokuar komunitetin ndërkombëtar duke kryer testime të bombës me hidrogjen. Shtetet e bashkuara janë shprehur të gatshme edhe për përgjigje ushtarake, ndërsa Kina dhe Rusia kanë mbajtur qëndrimin se konflikti duhet të zgjidhet me dialog. Më herët edhe Ministria e Jashtme franceze dha alarmin se raketat e diktatorit Kim Jong Un mund të godasin Europën, para Shteteve të Bashkuara.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë