Subscribe

 

Britania, gjithe europa dhe bota jane ne zi pas sulmit terrorist te mbremjes se te hënës ne Mancester. Flamujt në institucionet britanike, si edhe institucionet kryesore europiane ne Bruksel janë në gjysmë shtizë pas ngjarjes, qe ka sjelle reagime te shumta dhe eshte denuar me force nga lideret europiane dhe botërore. Kryeministrja Tereza May deklaroi se vendi kishte rene pre e nje sulmi mizor terrorist kunder te rinjve te pambrojtur.

 

 

Sipas saj, sherbimet sekrete mendojnë se e dine identitetin e kamikazit, por ende nuk kane mundur ta konfirmojnë ate. Autoritetet britanike kanë shtuar masat e sigurisë në mbarë vendin dhe ka shtim të pranisë policore të armatosur në qytetet kryesore. Ndërkohë, nga bota nuk kanë munguar mesazhet e solidaritetit me popullin dhe qeverinë britanike, që nga Australia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe gjithe shtetet europiane. Per shpërthimin kamikaz kane reaguar edhe autoritetet shqiptare, qe e kane cilesuar ate nje akt mizor terrorist, duke e dënuar forcërisht dhe shprehur gjithe solidaritetin me viktimat dhe familjaret.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *