Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar i shqetësuar për sulmin e paprecedentë të ushtrisë izraelite ndaj turmës së palestinezëve të cilët ishin vendosur në radhë për të marrë ndihma humanitare.

Shtëpia e Bardhë e quajti vdekjen e më shumë se 100 palestinezëve jashtëzakonisht alarmante.

Lexo edhe :

Related Posts

Presidenti amerikan Joe Biden tha se ngjarja do të ndërlikojë edhe më shumë negociatat për armëpushimin që pritej të hynte në fuqi deri të hënën.

Po ashtu zëdhënësi i departamentit të shtetit Mathew Miller deklaroi për media se SHBA ka bërë një kërkesë urgjente për informacion shtesë mbi atë çfarë ndodhi saktësisht një ditë më parë.

“Jemi në kontakt me qeverinë e Izraelit ndërsa ka nisur një hetim. Ne do ta monitorojmë nga afër këtë hetim dhe jemi në pritje të përgjigjeve. Izraeli të japë përgjigje dhe të sigurojë shpërndarjen e sigurt të ndihmave humanitare në Gaza”, tha Mathew Miller, zëdhënës i DASH.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Franca kanë kërkuar një hetim të pavarur.

Ministri francez për punët e jashtme bëri të ditur se Parisi nuk do të pranojë standarde të dyfishta për palët në konflikt, dhe ka thënë se nëse Izraeli do të gjendet fajtor për krime lufte, kjo çështje do ti takojë drejtësisë. Ushtria izraelite nuk mohoi sulmin e një dite më parë, por tha se nuk kishte qëlluar mbi turma të mëdha. Sipas saj pjesa më e madhe e viktimave u përplasën nga kamionët e ndihmave dhe u shtypën me njëri tjetrin. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *