E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bota reagon: Palët të përmbahen. OKB, BE dhe Britania e Madhe kërkojnë që Irani t’i kthehet negociatave

Sulmi i drejtëpërdrejtë amerikan ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane ka nxitur reagimet e gjithë botës mes frikës për një përshkallëzim më të gjerë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të mblidhet të hënën pas bombardimeve të Shteteve të Bashkuara ndaj centraleve bërthamore iraniane.

Reklamë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres,  quajti të shtunën sulmet shumë të rrezikshme dhe kërcënuese të drejtëpërdrejta për sigurinë ndërkombëtare.

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, iu bashkua thirrjeve të liderëve të tjerë për qetësi pas bombardimeve amerikane.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe respekt për ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë bërthamore. Diplomacia mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe siguri në rajonin e Lindjes së Mesme. Shumë civilë do të jenë përsëri viktima të një përshkallëzimi të mëtejshëm”, tha Costa.

Kryeministri britanik Keir Starmer theksoi rrezikun e paisjes me armë bërthamorë të Iranit teksa i bëri thirrje këtij të fundit të kthehet në tryezën e negociatave dhe tha se stabiliteti në rajon mbetet një përparësi.

“Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të lehtësuar këtë kërcënim. Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha Starmer.

Londra konfirmoi më vonë se nuk kishte marrë pjesë në sulm.

Vendet e lindjes së mesme kanë reaguar me shqetësim dhe I kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të shtojnë përpjekjet për të ulur palët në tryzën e bisedimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë