E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bota priti ngjalljen e Krishtit, besimtaret ortodoksë festojnë Pashkët

Miliona ortodoksë në të gjithë botën kremtuan Pashkët. Në kishën e “Varrit të Shenjtë” në qytetin e vjetër të Jerusalemit, mijëra besimtarë morën pjesë në ceremoni. Ata u mblodhën fillimisht në kishën e lashtë, e cila besohet të jetë ndërtuar në vendin ku është kryqëzuar, varrosur dhe ku u ringjall Jezu Krishti.

 

Reklamë

Edhe në Rusi u kremtuan pashkët ortodokse. Presidenti Vladimir Putin mori pjesë të dielën në meshën për ngjalljen e Krishtit.

 

Një video bëri xhiron e rrjetit ku  trupat ukrainas pranë kufirit me Bjellorusinë kremtojnë  pashkët.

 

Në Greqi pak minuta para mesnate u fiken të gjitha dritat dhe prifti doli nga altari, duke mbajtur qirinj të ndezur nga Drita e Shenjtë, e cila sipas ritit fetar u shpërndahet të gjithëve.

 

Edhe në Rumani besimtarët u mblodhën në kishën ortodokse ku zbatuan ritet fetare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë