Virologu Arban Domi ka folur lidhur me mutacionin e ri të Covid, Omicron dhe efikasitetin e vaksinave.

 

Në një lidhje me Skype, në studion e lajmeve në Vizion Plus, Domi u shpreh se përsa i përket transmetueshmërisë së këtij varianti, numrat janë të ulët për të nxjerrë një konkluzion.

 

“Mund të këtë transmetueshmëri më të lartë. Nuk mund të themi se është sa Delta apo e ngjashme me të”, tha Domi.

 

Teksa u ndal tek efikasiteti i vaksinave anti Covid, ai theksoi se duke u bazuar në mutacionet që kanë ndodhur pritet që efikasiteti të jetë më i ulët.

 

“E theksoj përsa i perket infektimit. Siç dihet edhe nga variantet e mëparshëm ndaj Deltës efikasiteti është më i ulët”

 

Sipas tij, debati për marrjen e dozës së vaksinës pasi e ke kaluar Covid, është inekzistent. Ai nënvizon se është një pragmantizëm politik sepse sipas tij, është avantazh për qeveritë që të ulin numrat për momentin.

 

“Dihet që vaksinat mbas 6 muajsh ulin efikasitetin drejt infektimit. Nuk më duket e arsyeshme. Unë kam bërë të dyja dozat dhe nuk planifikoj të bëj asnjë tjetër”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *