Subscribe

Tentativa për grusht shteti në Turqi ka mbajtur mbërthyer të gjithë liderët botërorë që ndiqnin zhvillimet e njëpasnjëshme në vend. Reagimi i parë ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Menjëherë pasi ushtria deklaroi se mori kontrollin e shtetit, sekretari amerikan Xhon Kerri i bëri thirrje juntës ushtarake që të shmangin kryengritjen e armatosur dhe vrasjen e civilëve. Por pas dyndjes në rrugë të qytetarëve, dhe tërheqjes së trupave presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se të gjitha palët në vend duhet të mbështesin në mënyrë demokratike qeverinë e zgjedhur me votë. I menjëhershëm ishte reagimi i shefit të NATO-s, ku Turqia luan një rol thelbësor veçanërisht sa i takon këmbësorisë. Aleanca bëri thirrje për respekt të plotë të institucioneve demokratike. Presidenti i këshillit evropian Donald Tusk tha se vendi është një nga partnerët kryesor të unionit dhe bëri thirrje për rikthimin e rendet kushtetues. Më herët zyrtarë të BE-së thanë se duke parë përshkallëzimin e situatës, kemi të bëjmë me një kryengritje të mirëorganizuar. Një qëndrim të ashpër mbajti dhe Moska zyrtare, ku shprehu shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit politike në Turqi, ndërsa tha se vendi, i cili përballet dhe me kërcënimin terrorist rrezikon stabilitetin e rajonal e më gjerë. Reagime në mbështetje të Turqisë erdhën dhe nga ministri i jashtëm britanik Boris Xhonson, i cili tha se mbështet institucionet në Turqi, por edhe nga aleatët turk.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *