Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shpallë sot pasdite, rreth orës 16:00 vendimin nëse do të marrë apo jo në konsideratë një kërkesë të Afrikës së Jugut për të urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të operacioneve të Izraelit në Rafah të Gazas.

Afrika e Jugut argumenton se urdhri i ushtrisë së Izraelit ndaj civilëve në Rafah për t’u zhvendosur në zona të tjera “më shumë rrezikon se sa mbron jetën e civilëve”. Rrjedhimisht, sipas përfaësuesve të tyre në gjykatë, sulmi duhet të ndalet urgjentisht.

Tashmë gjykata do të japë vendimin në Hagë, ndërkohë që rreth saj po mblidhen protestues pro dhe kundër Izraelit në pritje të asaj që do të ndodhë, e cila vjen edhe pas urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar ndaj kryeministrit izraleit Benjamin Netanyahu; ministrit të luftës si edhe kreut të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar.

Profesor Max du Plessis, dënoi evakuimin e detyruar të qindra mijëra palestinezëve nga Rafah dhe përcaktimin izraelit të “zonave humanitare” diku tjetër në Gaza.

“Të ashtuquajturat “zona humanitare” nuk janë të sigurta, zonat kontrollohen nga të njëjtat forca izraelite që sulmuan palestinezët”.

“Izraeli e ka sfiduar këtë gjykatë duke kapur, rrethuar dhe bombarduar një Rafah të mbipopulluar, duke përkeqësuar sigurinë dhe sigurinë e 1.5 milionë palestinezëve shumë të cenueshëm,” tha ai. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *