Festa e krishtlindjes eshte festuar në mbarë botën. Mesha e shenjte u mbajt edhe në Betlehem vendin e lindjes se jezu krishtit.

 

 

Patriarku i Jeruzalemit tha se në Tokën e Shenjtë ka shumë dhunë,porse  mesazhi i Krishtlindjes është ai I paqes dhe pajtimit dhe jo I ndarjes mes njerzve

 

 

Pas 3 vitesh izolim prej  COVID-19 besimtare te shumte u mblodhen ne sheshin ne qender te Betlehemit

 

 

Këto ishin krishtelindjet e para që Anglia i festoi pa praninë e Mbretëreshës Elisabeth 2 . Në kujtim të saj u mbajtën homazhe.

 

 

 

Por në  Ukrainë nuk u festua si vite me pare. Teksa  uroi me nje videomesazh qytetaret president i Ukrainës Volodmir  Zelensky u shpreh se festa e ketij viti ka një  shije te hidhur.

 

 

 

“Shtëpitë dhe rrugët tona nuk mund të jenë kaq të ndritshme. Këmbanat e Krishtlindjeve mund të bien me zë pak më të ultë dhe të shoqërohen me sirenat e sulmeve ajrore ose më keq, të shtëna me armë dhe shpërthime. Ky është dëshpërim. Humbje shprese. Humbje dashurie. Humbje e vetvetes.”

 

 

Krishtlindjet u festuan edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

 

 

 

Presidenti  Joe  Biden shpërndau në Tëitter një foto familjare nga momenti kur ndihmonte bashkëshorten Jill Biden, për dekorimin e bredhit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *