Subscribe

Teatri i Operas dhe Baletit është kthyer në botën e përrallave, të zanave dhe magjive këtë fundjavë. Më të mirët e baletit nga teatri i Kosovës, kanë sjellë të shtunën në mbrëmje magjinë e “Sylphide” me koreografi të Kernit dhe përralloren e “Netëve arabe” nga i njohuri Pëllumb Agalliu mbrëmjen e së dielës.
Entuziasti për t’u ngjitur në skenën e madhe të TKOB, ndihej që në provën e parë, por edhe më të emocionuar ndihen Teauta Krasniqi dhe Sinan Kajtazi pas duartrokitjeve që i kanë shoqëruar në skenën e Tiranës.
E ndërsa, “Syslphide” është interpretuar nga të dyja trupat e baletit, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, “Netët arabe” ka qenë një shfaqje e interpretuar vetëm nga trupa e Kosovës. Të bindur se të tilla evente duhen organizuar edhe më shpesh, artistët janë gati që edhe përtej kalendarit të përbashkët kulturor tashmë të firmosur nga ministrat Kumbaro e Shala, të sjellin më shumë art, qoftë edhe me një kosto si pasioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *