Pak ditë pas ndarjes nga jeta të Pelé dhe  Mihajlovic ,  një tjetër lajm i keq shokon botën e futbollit.

 

Vdiq në moshën vetëm 58-vjeçare,  Gianluca Vialli një nga emrat më të famshëm të futbollit Italian në dekadat e fundit.

 

Ai u nda nga jeta në Londer, aty ku trajtohej prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

 

Ish-sulmuesi lombard i Cremoneses , Sampdorias, Juventusit dhe Chelsea , kishte qënë gjatë viteve te fundit Kryetar i Delegacionit të Kombetares italiane me te cilen festoi titullin kampion Europe ne 2021 ne krah te mikut te tij me te madh, trajnerit te perfaqesueses italiane Roberto Mancini.

 

Mirëpo për shkak të përkeqësimit të gjëndjes së tij shendetesore, ai ishte dorehequr nga ky pozicion disa muaj me pare

 

Vialli e nisi betejën kundër kancerit të pankreasit në vitin 2017.

 

Pas trajtimeve te shpeshta, sidomos ne Londer, ai pati nje periudhe te mire, perpara se semundja te rikthehej agresive ne vitin 2022, e deri me tani kur vdiq ne moshen 58-vjecare.

Ai numeron 674 ndeshje si profesionist, ne te cilat realizoi 259 gola.

 

Vialli u shpall golashenues i kampionatit italian ne sezonin 1990-1991, duke e ndihmuar Sampdorian te shpallej kampione e Italise pas nje sezoni te jashtezakonshem duke sfiduar Milanin e pamposhtur te atyre viteve.

 

Sukses tjeter i madh i tij ne planin personal ishte edhe fitimi i Kupes se Kampioneve me Juventus ne 1996 dhe me pas i Kupes se Kupave me Chelsea.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *