E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bota e egër në malin e Balgjajt në Klos/ VIDEO e arushës së murrme

Një video e rrallë është filmuar në vendin e quajtur Qaf Mesë në kuorën e malit të Balgjajt në NjA Suç të Bashkisë së Klosit.

Një arushë e murrme niset drejt të vogëlit të saj sapo pikas mjetin nga i cili filmohen.

Ndërkohë ariu i vogël ndodhet në majën e një pishe të lartë, nga e cila zbret me shpejtësi dhe si një profesionist.

Në malin e Balgjajt ndodhen edhe kafshë e shpend të tjerë të egër. Mali është i pasur me florë e faunë, e për këtë vazhdimisht është kërkuar të shpallet zonë e mbrojtur.

Reklamë

Në këtë mal ndodhen edhe liqenet akullnajore, të cilat mund të shfrytëzohen shumë mirë për zhvillimin e turizmit malor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë