E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Bosët e krimit janë ‘të varfër'”/ PD: SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shprehet se SPAK ka nxjerrë zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar.

 

Në një postim në “Facebook”, Bardhi shkruan se SPAK konfirmoi mosbesimin e qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisë. Ai shtoi se krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik.

 

Reklamë

“SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar. Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag.”

 

Sipas tij, Kryeministri ka dështuar dhe se nën qeverisjen e tij, krimi nuk mund të luftohet.

 

“Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës: – OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore! – OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti!”

 

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10221730888531159/?t=1

Vazhdo të lexosh

Reklamë