Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se kur do...

Trump: Izraeli kurrë nuk më shtyu të shkoja në...

Tubimi i PD-së/ Seanca për protestuesit e arrestuar, 5...

BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin...

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka shprehur shqetësimet...

Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau shtatë fëmijët...

“Zgjidhje për pronat e minoritetit”, Rama: Kemi dhënë shumë...

Dalin para gjykatës protestuesit e PD-së, mbrojtja kërkon përjashtimin...

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane e Shqipërisë...

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

Borxhi prej 15 mijë eurosh për pazaret e drogës, ky është 32-vjeçari që i vuri triolin automjetit të Oltjon Klosit

16 Mars 11:24

Policia e Tiranë ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 10 marsit në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në automjetin në pronësi të Oltjon  Klosit.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e 32-vjeçarit Jurgen Gjonaj, i cili dyshohet se ka vendosur dhe shpërthyer tritolin në automjetin e Oltjon Klosi. Sipas hetimeve, Gjonaj është ndihmuar nga gjashtë persona të tjerë, ndërsa lënda plasëse dyshohet se është vendosur me porosi të Sabah Nuzi.

Hetimet tregojnë se konflikti mes Nuzi dhe Klosit ka nisur prej disa kohësh për një shumë prej 15 mijë eurosh. Borxhi ishte marrë jashtë shtetit, në Spanjë, dhe sipas policisë, paratë vinin nga pazare droge. Klosi pretendonte se kishte shlyer borxhin, ndërsa Nuzi insistonte se i dëmtuari i detyrohej edhe 15 mijë euro. Pasi Klosi refuzoi të paguante shumën e kërkuar, Nuzi urdhëroi grupin e të arrestuarve që t’i vendosnin tritolin automjetit të Klosit.

Nuzi rezulton me precedentë të shumtë penalë. Në vitin 2020 ai u arrestua nga policia në Mat pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Ndërsa në vitin 2012, në moshën 18-vjeçare, u arrestua për plagosjen e tre personave me armë zjarri.

Aktualisht, Nuzi ndodhet i paraburgosur në Burgu i Fushë-Krujës, i akuzuar për disa vepra penale, mes tyre “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe lëndëve shpërthyese”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Porosia”, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët rezultojnë me precedentë të theksuar penalë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Jurgen Gjonaj Oltjon Klosi sabah nuzi tritol

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e martë

më shumë...

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se kur do të mbahet takimi dypalësh në Uashington

më shumë...

Trump: Izraeli kurrë nuk më shtyu të shkoja në luftë

më shumë...

Tubimi i PD-së/ Seanca për protestuesit e arrestuar, 5 në burg dhe 6 detyrim paraqitje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:01

Parashikimi i motit për ditën e martë

5:01

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se...

4:45

Trump: Izraeli kurrë nuk më shtyu të...

4:39

Tubimi i PD-së/ Seanca për protestuesit e...

4:14

BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë...

3:53

Të huajt zgjedhin juglindjen, rritet numri i...

3:35

Digjen goma buzë Shkumbinit, krim mjedisor në...

3:25

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka...

3:16

Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau...

3:11

Kreu i Policisë së Shtetit, Hita takon...

3:10

“Zgjidhje për pronat e minoritetit”, Rama: Kemi...

3:04

Fëmijët i vunë flakët pallatit? Zjarri nisi...

2:58

Aksident në kthesën e Goriçajt, tre të...

2:47

Khuba flet pas largimit nga “Ferma VIP...

2:19

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi...

Në foto Agim Gashi, ende në kërkim
1:49

Më shumë se dy vite në arrati,...

1:43

Aksident i trefishtë në Maqellarë-Peshkopi, tre të...

1:35

Dalin para gjykatës protestuesit e PD-së, mbrojtja...

1:29

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane...

12:28

Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë,...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë, drejtonte...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.