Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell viziton sot Tiranën, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

 

Mësohet se takimi i Borrell dhe Ramës do të pasohet nga një konferencë shtypi në orën 11:00 . Gjithashtu ai do të takohet me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme restauruese në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar, i rinovuar nën ndihmën e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

 

Vizita e Borrell vjen në një kohë kur Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe lufta ka sjellë impaktet edhe në Europë, ndërsa pritet të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *