E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Borrell: Talebanët fituan, ne duhet të flasim me ta

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell deklaroi “dorëzimin” përballë talebanëve. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme, Borrell tha se është koha të pranojmë fitoren e talebanëve dhe të nisin bisedimet me udhëheqësit e tyre.

 

“Ne do të duhet të kontaktojmë me autoritetet në Kabul, kushdo që të jetë në krye. Talebanët kanë fituar luftën, kështu që ne duhet të flasim me njëri -tjetrin, për të diskutuar dhe shmangur një katastrofë migratore dhe një krizë humanitare. Duhet të parandalojmë terrorizmin.”

 

Reklamë

Me prioritet, SHBA-BE kanë evakuimin e stafit, të atyre afganëve që punuan për ta dhe të atyre që duan të largohen nga vendi.

 

“Ne nuk mund t’i braktisim ata, ne do të bëjmë gjithçka për t’iu garantuar atyre strehim”, shtoi Borrell.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë