Subscribe

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell ka deklaruar se gara mes Uashingtonit e Brukselit në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, ka marrë fund. Në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të unionit në Luksemburg, Borrell ka bërë të ditur se palët tashmë bashkëpunojnë shumë mirë në këtë proces ndërmjetësimi.

 

JOSEP BORRELL

PERFAQESUES I LARTE I BE PER PUNET E JASHTME

 

“Bisedova me homologun Blinken për dialogun dhe mund të them se nuk ka më një garë nga ana e SHBA për të forcuar veten e tyre në një proces që udhëhiqet nga BE. Por ka një bashkëpunim të ngushtë i cili do ta ndihmojë dialogun.”

 

Takimi i parë i nivelit të lartë, Kurti-Vucic përfundoi në një klimë mosmarrëveshjesh mes liderëve të cilët nuk pranojnë të bëjnë lëshime në pikat që ata i konsiderojnë kyçe. E vetmja dakordësi ishte ajo e një takimi tjetër, i cili mund të mbahet në fund të muajit korrik.

 

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011. Procesi është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Europian dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *