E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Borrell: Një luftë e Europës me Rusinë nuk është më fantazi

Europa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme, pasi një konflikt në shkallë të plotë në kontinentin përtej Ukrainës nuk është më një fantazi.”

Kjo është deklarata paralajmëruese që ka bërë sot kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

Reklamë

Sipas tij, “Rusia kërcënon Europën, si përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të unionit”.

Kjo është hera e parë qe Borell flet në mënyrë kaq të qartë për kërcënimin rus. Deklaratat e tij pasojnë ato të ushtarakëve të lartë të NATO-s mbi rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit me Rusinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë