Subscribe

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po zhvillojnë takimin e fundit të këshillit nën presidencën sllovene.

 

Axhenda e bisedimeve është fokusuar tek menaxhimi i krizës së shkaktuar nga covid 19, kriza energjetike, migracioni si dhe përplasjet Moskë-Kiev.

Për këtë të fundit, shefi i politikës së jashtme në Bashkimin Evropian u shpreh me vendosmëri se blloku do të përgjigjet me sanksione të forta ndaj Rusisë nëse nuk heq dorë nga veprimet agresive.

 

 

JOSEP BORRELL

SHEF I POLITIKES SE JASHTME, BE

“Po përballemi me shumë sfida dhe jemi të angazhuar të forcojmë kapacitetet tona mbrojtëse. Kjo lidhet veccanërisht me situatën në Ukrainë. Rusia duhet urgjentisht të ulë tensionet dhe të shmangë ccdo lloj agresioni, në të kundërt do të përballet me kosto të larta politike dhe ekonomike. Të gjitha shtetet anëtare të BE janë të bashkuara për të mbrojtur sovranitetin territorial të Ukrainës dhe kemi përgatitur një paketë të plotë sanksionesh për t’u përgjigjur.”

 

Sa i takon procesit të zgjerimit, nuk figuron më në axhendë pasi presidenti bullgar Rumen Radev e ka bërë të qartë se qëndrimi i Sofjes nuk ka ndryshuar dhe asnjë përpjekje për presion nuk do të ketë rezultat.

 

Një ditë më parë, Rumen Radev deklaroi nga Brukseli se procesi i bisedimeve me Shkupin nuk udhëhiqet nga afatet, por nga produktiviteti i cili deri më tani nuk është i dukshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *