Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se ishte “i tronditur dhe i mërzitur nga sulmi me raketa ruse në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës”.

 

Rusia “demostron edhe një herë shpërfilljen e saj flagrante ndaj ligjit ndërkombëtar duke bombarduar një qytet ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres është i pranishëm, në të njëjtën kohë me kryeministrin bullgar Kiril Petkov”.

Borrell tha se Mariupoli eshte kthyer ne nje Aleppo te Europes.

 

“Mariupol është Aleppo evropian. Qyteti është rrafshuar, me mijëra civilë të vrarë. Ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe për këtë qëllim ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën. Lufta në Ukrainë po transformon gjeopolitikën globale,” shtoi ai.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *