Subscribe

Kryeministri, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ndodhen në Bruksel. Me ftesë të  përfaqësuesi të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian, Josep Borrell, dy lideret do te zhvillojne takime të ndara.

 

Se pari shefi i diplomacisë evropiane do te bisedojë me presidentin serb Vuçiç dhe me pas me kryeministrin Kurti.

 

Deri me tani ne agjenden e bere publike nga Bashkimi Evropian nuk eshte percaktuar nje takim tripalesh mes Kurtit, Vucicit dhe Borrellit.

 

Ne mbyllje te takimeve te ndara përfaqësuesi i larte per politikane e jashtme Bashkimin Europian, Josep Borrell do te kete deklarate per mediat.

 

Ne qender te bisedimeve te dy takimeve do te jete gjetja e një mënyre për të shtensionuar sa më shpejt situatën dhe për t’u përqendruar te zbatimi i marrëveshjeve të arritura për dialogun mes dy vendeve.

 

Ne nje deklarate me te hershme zedhenesja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali,  tha se nuk mund te parashikonte sesi mund te ecnin bisedimet. Ajo theksoi se keto takime ne Bruksel  jane nje mundësi e ofruar për dy liderët që të tregojnë gatishmëri për të qenë konstruktiv.

 

Takime per situaten e krijuar ne veri te Kosoves dhe per ecurine e dialogut pati edhe Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet me  të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *