Subscribe

Çështjet e Ballkanit Perëndimor mbeten prioritet  për Bashkimin Evropian dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesi i lartë i Unionit  për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken,tha se rruga e vendeve në Ballkan është Integrimi ne Evropë.

 

JOSEP BORRELL

PËRFAQËSUESI I BE-së PËR POLITIKËN E JASHTME

“Perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet një përparësi për BE-në ashtu edhe për SHBA-në. Ne do të punojmë së bashku, duke shmangur çdo lloj konkurrence midis nesh për të mbështetur pajtimin dhe për të përmirësuar qeverisjen, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të nxitur reformat që e bëjnë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian.”

 

Por bisedimet mes zyrtarëve të lartë përfshinë edhe çështje të tjera me interes global.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerët më të afërt. Ne biseduam për qëllimin tonë të përbashkët për të parandaluar Iranin nga blerja e armëve bërthamore, nevojën urgjente për të adresuar ndryshimin e klimës, sfidat që paraqet Kina si dhe shqetësimet tona të përbashkëta lidhur me agresionin e Rusisë, veçanërisht ndaj fqinjëve tonë.”

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, zhvilloi bisedime me udhëheqësit në Bruksel si një përpjekje e presidentit Joe Biden,për të forcuar aleancën transatlantike dhe për të rigjallëruar lidhjet me aleatët e NATO-s.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *